Nagavci pas ndalimit: Na detyruan t'i shprehim ngushëllimet pranë kufirit
Arbërie Nagavci deklaron se autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Preshevë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Preshevë, duke i detyruar që ngushëllimet t'i shprehin pranë kufirit. Më parë, kjo ngjarje ishte raportuar lidhur me takimin e zhvilluar në Depcë pas ndalimit të delegacionit të Kosovës në kufi.
Në këtë delegacion ishte nisur Arbërie Nagavci së bashku me deputetet Fatmire Kollçaku dhe Liza Gashi, si dhe këshilltarin.