Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Aeroporti i Rinasit shënon rekord me 300 mijë pasagjerë në dhjetë ditë

Tirana International Airport ka regjistruar shifra rekord fluksi në fillim të nëntorit, ndërsa vijon investimi prej 40 milionë eurosh.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar një shifër rekord të udhëtarëve, ku në dhjetë ditët e para të muajit nëntor kanë udhëtuar 300 mijë pasagjerë. Sipas njoftimeve zyrtare, vetëm në datën 1 nëntor u regjistruan 38 670 pasagjerë në nisje dhe mbërritje, të cilët realizuan udhëtimet e tyre përmes 226 fluturimeve.

Aeroporti i Rinasit shënon rekord me 300 mijë pasagjerë në dhjetë ditë
Foto: panorama.com.al

Për të përballuar fluksin në rritje dhe për të përmirësuar kapacitetet e pritjes, po zbatiohet një projekt transformimi prej 40 milionë eurosh. Në kuadër të këtyre ndërhyrjeve që zhvillohen nga 9 deri më 27 nëntor, puna është organizuar në 12 net në mënyrë që fluturimet të mos ndërpriten gjatë ditës. Në kantier janë angazhuar 380 profesionistë, përfshirë 50 inxhinierë, si dhe mjete të ndryshme pune si 130 kamionë, 12 ekskavatorë, 30 betoniere dhe impiante moderne asfalti.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ndërron jetë në Itali mërgimtari nga Skenderaji, Basri Kelmendi

    86% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme