Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Rama në Berlin për takimin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në takimin e nivelit të lartë në Berlin me ftesë të kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Berlinit ku merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”, me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz. Ngjarja zhvillohet në ambientet e Kancelarisë Federale Gjermane, ku përfaqësues të nivelit të lartë diskutojnë rreth sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Evropë.

Rama në Berlin për takimin e Koalicionit të Vullnetmirëve
Foto: balkanweb.com

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, prania e kreut të qeverisë shqiptare riafirmon rolin e vendit si partnere e besueshme dhe angazhimin e saj krah aleatëve strategjikë. Në këtë tryezë ndodhen gjithashtu të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët zhvillojnë bisedime me zyrtarë ukrainas dhe përfaqësues evropianë rreth përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës me Rusinë.

Pjesë e diskutimeve janë garancitë e sigurisë për Ukrainën pas luftës dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike. Siç bëhet e ditur, ky koalicion përbëhet nga 36 vende dhe synon të shqyrtojë nëse Evropa do të mund të luajë një rol në negociatat e ardhshme për të ardhmen e këtij vendi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme