Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzon kërkesën e Erion Veliajt
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pas shqyrtimit të kërkesës në Dhomë Këshillimi.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke bërë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të vijojë të qëndrojë në burg. Më parë, çështja ishte në proces shqyrtimi në këtë institucion lidhur me masën e sigurisë për kryebashkiakun.
Pas shqyrtimit të çështjes në Dhomë Këshillimi, Kolegji Penal vendosi mospranimin e kërkesës së Veliajt për shfuqizimin e vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme, mbështetur në Kodin e Procedurës Penale.