Koçeku përplaset me Stimac: Kosova nuk është Serbi
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku është përfshirë në një debat në rrjetin social X me kryetarin e Partisë Forca Nacionaliste Serbe, Vladimir Štimac.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku është përfshirë në një debat në rrjetin social X me Vladimir Štimac, pasi ky i fundit deklaroi se Kosova është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë. Štimac mban pozicionin e kryetarit të Partisë Forca Nacionaliste Serbe dhe është pjesë e listës studentore serbe, qasja e së cilës lidhur me Kosovën u vlerësua se ndan të njëjtën narrativë me atë të presidentit Aleksandar Vuçiç.
Koçeku theksoi se procesi i demokratizimit të Serbisë nuk mund të arrohet duke mbështetur qëndrimet e Vuçiçit. Sipas saj, shteti serb duhet të pranojë krimet e ndodhura gjatë luftës, duke kërkuar falje për viktimat, personat e zhdukur dhe rreth 20,000 raste të dhunës seksuale të shënuara në atë periudhë.
Ky shkëmbim në platformën dixhitale ka marrë vëmendjen e ish-ambasadores së Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila ka shpërndarë përgjigjen e deputetes. Vlahutin e ka cilësuar këtë reagim si një mesazh të dërguar nga brezi i ri shqiptar drejtuar lëvizjes studentore serbe.