Kilaj: Ushqimi në paraburgim në Hagë është i pangrënshëm
Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë reagojnë ndaj pretendimeve të Isni Kilajt për cilësinë e ushqimit në paraburgim.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë kanë reaguar ndaj deklaratave të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, lidhur me kushtet në objektin e paraburgimit dhe cilësinë e ushqimit që servohet atje. Sipas institucionit gjyqësor, kushtet atje përmbushin ose tejkalojnë standardet evropiane dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Rregullat Standarde Bazë të OKB-së për Trajtimin e të Burgosurve dhe Rregulloren Evropiane të Burgimit.
Gjykata Speciale njoftoi se të paraburgosurve u sigurohen tri shujta në ditë, të cilat përshkruhen si të shumëllojshme dhe të përgatitura mirë në sasi e cilësi të kënaqshme. Për më tepër, personat e ndaluar kanë mundësi që vetë ta përgatisin ushqimin duke shfrytëzuar pajisjet dhe mjediset e dedikuara, ose të blejnë artikuj ushqimorë nga një furnizues i jashtëm me shpenzimet e tyre.
Nga ana e tij, ish-i akuzuari për ndërhyrje në drejtësi, Isni Kilaj, në një intervistë dhënë për RTV21, kishte deklaruar se ushqimi atje ka qëndruar gjatë, shërbehet i ngrirë dhe nxirret në mikrovalë. «I ngrohin në mikrovalë dhe na i sjellin, por edhe për shkak të mëlmesave që përdorin, si dhe faktit që ushqimi ka qëndruar shumë gjatë, ai është i pangrënshëm», kishte thënë ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


