Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Këmbësorja pëson lëndime të rënda pasi goditet nga një veturë në Mitrovicë të Veriut

Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Sutjeska” dhe për shkak të lëndimeve të rënda do të transferohet jashtë vendit për trajtim.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

MITROVICË — Një aksident trafiku ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 00:02, në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut, ku një veturë me targa vendore ka goditur një këmbësore derisa ajo ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë e goditjes, e lënduara ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për marrjen e ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut.

Këmbësorja pëson lëndime të rënda pasi goditet nga një veturë në Mitrovicë të Veriut
Foto: telegrafi.com

Sipas vlerësimit të mjekëve, lëndimet e viktimës janë të rënda dhe ajo do të transferohet për trajtim mjekësor tutje jashtë vendit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës për të kryer hetimet e nevojshme, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme