KEK-u nis startimin e njësisë A4 dhe paralajmëron banorët për tymin
Korporata Energjetike e Kosovës ka nisur procesin e startimit të njësisë A4 në Termocentralin Kosova A.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Korporata Energjetike e Kosovës ka filluar procesin e startimit të njësisë A4 të Termocentralit Kosova A në orët e para të mëngjesit. Sipas njoftimit zyrtar, ky hap përbën një fazë të domosdoshme teknologjike për kthimin në operim të njësive që funksionojnë me linjit.
Gjatë ngrohjes graduale të kaldajës dhe stabilizimit të djegies, tymi nga oxhaku mund të shfaqet përkohësisht më i dukshëm. Kjo periudhë për njësinë A4 llogaritet të zgjasë rreth tri deri në katër orë, ndërsa korporata ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të zonës dhe të Komunës së Obiliqit.
Pas përfundimit të procedurave të nisjes, njësia A4 pritet të sinkronizohet shpejt me rrjetin elektroenergjetik për të kaluar në operim të qëndrueshëm.