Ku dhe në cilat orare do të ketë ndërprerje rryme më 27 qershor?
KEDS njofton ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike për të shtunën, duke përfshirë raste specifike të shkyçjes për shkak të borxheve në Gjakovë.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 27 qershor 2026, do të kryhen punime për sigurinë e sistemit energjetik në disa rajone të Kosovës, me ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike.
Në Prishtinë, punimet nga palët e treta do të bëhen nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7. Do të ndërprehet dalja 20[kV] Prishtina e Re (kodi: 19000081) nga ora 11:00 deri në 15:00. Zona e prekë është Prishtina e Re, në një pjesë të rrugës Nekibe Kelmendi. Arsyeja: realizimi i punëve sipas PEE.
Nga NS 220/10 [kV] Drenasi, do të ndërprehet dalja 10 [kV] J30 Llapushniku (kodi: 16100028) nga ora 09:00 deri në 16:00. Vendet e prekura: Arllat, Kleçkë, Vuqak, Llapushnik, Negroc, Gjurgjicë, Tërpezë, Berishë dhe Divilak. Arsyeja: punime sipas Zgjidhjes Teknike (ZT).
Në rajonin e Prizrenit, në TS 110/35/10 kV Theranda, nga dalja 10 kV Peqani do të ndërpritet TS-i: TS 10/04 kV Bllaca I Shkolla (kodi: 32000007012) nga ora 10:30 deri në 14:30. Zona: Bllacë te shkolla. Arsyeja: punimi në projektin D.M.26.01.04.
Për Ferizajin, nga NS 35/10 [kV] Shtime do të ndërpritet dalja 10 [kV] Petrova (kodi: 41046002) nga ora 11:00 deri 15:30. Vendet: rruga Ahmet Shtimja, Petrova, një pjesë e Reçakut dhe Mullopolci. Arsyeja: ngritja e shtyllave të tensionit të mesëm dhe bartja e rrjetit në shtylla të reja.
Në Gjakovë, nga TS 35/10 kV Malisheva do të ketë dy seri ndërprerjesh. E para: dalja 10 kV Mirusha (kodi: 82082052) nga 09:30–10:30. Vendet: rruga 603 Adem Jashari (1 konsumator), rruga Imer Krasniqi (7 konsumatorë), rruga 605 Hamdi Berisha (1 konsumator), rruga 606 Pavarësia (1 konsumator), si dhe fshatrat Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë), Turjakë. Arsyeja: shkyçja e konsumatorëve për shkak të borxhit. E dytë: nga NS 35/10 kV Malisheva, dalja 10 kV Carralluka (kodi: 82082051) do të ndërprehet dy herë: 07:00–07:30 dhe 16:00–16:30. Vendet: rrugët 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator); fshatrat Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës. Arsyeja: manipulim me ndarësa. Shtesë, në TS 35/10 kV Malisheva, nga dalja 10 kV Carralluka do të ndërpritet TS-i: TS 10/04 kV Bashkim Krasniqi Privat (kodi: 82082051027) nga 07:00 deri 16:30, për objektin Bashkim Krasniqi, arsye: punime në rrjet.
Në Gjilan, nga NS 35/10 [kV] Kllokoti do të ketë dy ndërprerje të kohës së njëjtë (09:00–10:00). E para: dalja 10 [kV] J10 Vineks (kodi: 61065010) – vende: ETC – Viti dhe Sh.P.K. Vineks – Viti. E dytë: dalja 10 [kV] J05 Industriali (kodi: 61065005) – vende: fshati Kllokot (një pjesë), Mogillë, rrugët Viti-Kllokot (një pjesë), Preshevës (një pjesë) dhe Fabrika e Ujit në Zonën Industriale. Arsyeja për të dyja: punime sipas Zgjidhjes Teknike (ZT).
Burim: Kallxo
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.