Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Katër shqiptarë nga Maqedonia e Veriut mes të arrestuarve për sulm terrorist në Greqi

Autoritetet greke dhe ato të Maqedonisë së Veriut zbulojnë një celulë që dyshohet se përgatiste atentat ndaj një biznesmeni izraelit me urdhër nga Irani.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Katër persona nga Maqedonia e Veriut bëjnë pjesë në grupin e të arrestuarve nën dyshimin se po përgatitnin një akt terrorist në Greqi, ndërsa në këtë rast dyshohet përfshirja e dy shtetasve iranianë. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut njoftuan se kreu i organizatës ishte Edriz Mavaneh, kurse pjesa tjetër e grupit përbëhej nga persona me bindje radikale islamike nga zona e Kumanovës dhe Shkupit.

Katër shqiptarë nga Maqedonia e Veriut mes të arrestuarve për sulm terrorist në Greqi
Foto: botasot.info

Policia greke bëri të ditur arrestimin e Shpëtim Musliut, i datëlindjes 21.12.1996, i lindur dhe banues në Kumanovë. Sipas hetimeve, Musliu dhe anëtarët e tjerë të celulës dyshohet se do të kryenin atentatin ndaj një biznesmeni që mbante post të lartë drejtues në një kompani izraelite të prodhimit të armëve. Operacioni dyshohet se financohej nga shtetasi iranian Mabanex, i cili kishte marrë urdhër nga shërbimet iraniane të inteligjencës për eliminimin e biznesmenit izraelit.

Personat e rekrutuar nga Kumanova kishin tentuar të kalonin kufirin drejt Greqisë, por u ndaluan pasi rezultonin në listat e personave të dyshuar për pikëpamje radikale. Shpëtim Musliu kishte tentuar më parë të hynte përmes Turqisë, por ishte kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Evrosit, ndërsa në tentativën e dytë u ndalua pas njoftimit nga homologët e Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet greke mbajtën grupin nën përgjim për afro një vit. Pas dorëzimit të Shpëtim Musliut te autoritetet e Maqedonisë së Veriut, shërbimet greke nisën hetime të ja për të zbuluar nëse celula ka bashkëpunëtorë ose udhëzues shpirtërorë brenda komunitetit mysliman në Greqi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Gjilani 19 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    36% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme