Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:57 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Kartat italiane të identitetit në letër s'vlejnë më nga 3 gushti

Si mund të aplikojnë shtetasit italianë për kartën elektronike përmes platformës Prenot@mi?

Redaksia ZHURMA 13:28 Përditësuar 18:17 1 min lexim
Kartat italiane të identitetit në letër s'vlejnë më nga 3 gushti
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Ambasada e Italisë në Prishtinë ka njoftuar se kartat italiane të identitetit në format letre (CIC) do të pushojnë së qeni të vlefshme nga data 3 gusht 2026, pavarësisht datës së skadencës së shënuar në dokument. Ky njoftim është bazuar në Rregulloren (BE) nr. 1157/2019.

Në njoftimin e publikuar theksohet se këto dokumente nuk i plotësojnë më kërkesat e sigurisë të Bashkimit Evropian për dokumentet e identifikimit dhe udhëtimit. "Kartat e identitetit në letër nuk do të jenë më të vlefshme nga 3 gusht 2026, pavarësisht datës së skadencës së shënuar në dokument," thuhet në njoftim.

Shtetasit italianë që jetojnë në këtë juridiksion konsullor dhe posedojnë kartë identiteti në letër ftohen ta zëvendësojnë me Kartën Elektronike të Identitetit (CIE). Karta lëshohet nga Ambasada e Italisë në Prishtinë përmes platformës "Prenot@mi", vetëm me termin të caktuar.

"Qytetarët ftohen të kalojnë në Kartën Elektronike të Identitetit (CIE), e cila mund të lëshohet edhe para skadimit të dokumentit ekzistues," thuhet më tej në njoftim.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Komentet