Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë në Shkodër

Ministri Enea Karakaçi flet për projektet e infrastrukturës dhe përjashton çdo ambicie për Bashkinë e Shkodrës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

SHKODËR — Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka folur mbi projektet madhore të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe sektorin energjetik, ndërkohë që ka komentuar edhe zhvillimet politike për Shkodrën. Gjatë një interviste, ai bëri të ditur se brenda pak ditëve pritet të shpallet fituesi për linjën hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, me vlerë mbi 300 milionë euro, ku 150 milionë euro janë grant nga Bashkimi Evropian. Për linjën Durrës-Rrogozhinë procedura po shkon drejt fundit, me synimin që ndërtimi për të dyja të nisë brenda vitit 2027, ndërsa te hekurudha Tiranë-Durrës shinat janë realizuar në rreth 90% dhe stacionet në 75%, me komponentin e fundit që mbetet elektrifikimi pas miratimit nga BERZH.

Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë në Shkodër
Foto: gazetatema.net

Lidhur me autostradën Milot-Balldren, Karakaçi e cilësoi atë prioritet absolut për ndërlidhjen e veriut me pjesën tjetër të vendit dhe si pjesë të Korridorit Blu, duke theksuar se brenda fundit të nëntorit pritet lidhja e kontratës koncesionare prej 35 vitesh, me synim lejen e ndërtimit në fillim të vitit 2027, ndërsa aksi ekzistues do të mbetet tërësisht pa pagesë. I pyetur për zërat mbi një kandidim të mundshëm në krye të Bashkisë Shkodër, Karakaçi u shpreh se «unë nuk kam asnjë ambicie për të kandiduar për Bashkinë e Shkodrës», duke shtuar se do të punojë për të rimandatuar kryetarin aktual. «Unë ndihem shumë i kënaqur sa herë që kaloj në Shkodër dhe shoh transformimin rrënjësor që ka ndodhur në Shkodër nën drejtimin e zotit Beci dhe si e tillë që kur unë kam shkuar drejtues politik në mars dhe derisa sa të vazhdoj të kryej detyrën në zgjedhjet pasuese, do vazhdoj të punoj për kandidaturën e zetit Becit dhe për ta rimandatuar edhe një herë tjetër kryetar bashkie në Shkodër», theksoi ai.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme