Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Kamena nis projektin për restaurimin e lumit “Përdredhur”

Komuna e Kamenicës ka nisur iniciativën për restaurimin e lumit “Përdredhur” me mbështetjen e institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komuna e Kamenicës ka ndërmarrë një hap drejt mbrojtjes së mjedisit përmes një projekti të ri për restaurimin e lumit “Përdredhur”, i cili synon rikthimin e ekuilibrit ekologjik dhe përmirësimin e resurseve ujore. Nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit dhe ka nënshkruar marrëveshjen për asistencë teknike, e cila siguron hartimin e vlerësimit të fizibilitetit dhe projektit kryesor.

Kamena nis projektin për restaurimin e lumit “Përdredhur”
Foto: rajonipress.com

Kjo nistë realizohet në bashkëpunim me përfaqësues të komunave të tjera, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Programin për Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë, ndërsa mbështetja vjen edhe nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim. Arta Bajralija thotë se «ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së pasurive natyrore, përmirësimit të resurseve ujore dhe krijimit të një mjedisi më të shëndetshëm e më të qëndrueshëm për qytetarët e Kamenicës».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ministria: E hëna e 30 nëntorit ditë pushimi për administratën publike

    0% e leximeve arrijnë 75% të artikullit politike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme