MASH hap thirrjen publike për bursa mobiliteti për studentët
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron mbështetje financiare për studentët për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit sipas distancës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen publike për bursën e mobilitetit, e cila synon të lehtësojë shpenzimet e udhëtimit të studentëve nga vendbanimi deri në institucionin e arsimit të lartë. Pagesa mujore do të ndahet në bazë të kalendarit akademik dhe distancës, ku studentët do të përfitojnë 30 euro për distancat deri në 20 kilometra, 50 euro për ato nga 21 deri në 50 kilometra, si dhe 70 euro për distancat mbi 50 kilometra.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të nivelit Bachelor në institucionet publike dhe private të akredituara në Republikën e Kosovës. Aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova, ndërsa afati mbetet i hapur deri më 10 dhjetor. Përfituesit do t'i marrin mjetet financiare në llogaritë e lor personale bankare në baza tremujore.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



