Kamberi: Qeveria e re në Serbi duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës
Deputeti i zgjedhur shqiptar në Kuvendin e Serbisë kërkon ndryshim kursi nga udhëheqja e re.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka theksuar se çështja e Kosovës përdoret vazhdimisht për qëllime politike, ndërsa mbetet të shihet nëse Lista Studentore do ta ndryshojë qasjen e saj pas formimit të qeverisë së re. Gjatë një prononcimi, ai ka vlerësuar se në skenën politike serbe është e vështirë të fitohen zgjedhjet pa mbështetjen e një pjese të elektoratit nacionalist, ku tema e Kosovës mbetet ndër më të preferuarat.
Kamberi ka shtuar se përfaqësuesit e Listës Studentore, ku përfshihen akademikë dhe profesorë, e kanë të qartë se pretendimet e deritanishme ndaj Kosovës janë të parealizueshme. Duke kërkuar ndryshimin e kursit politik, ai ka deklaruar se qeveria e re duhet të përballet me realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës dhe të ndërtojë raporte mbi këtë bazë.