Zhurma Press E Diel · 30 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:22 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Pse u ngrit kallëzim penal një 56-vjeçari nga Kumanova?

Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj P.C. për kryerjen e veprës penale "rrezikim i sigurisë"

Redaksia ZHURMA 17:57 Përditësuar 17:17 1 min lexim
Pse u ngrit kallëzim penal një 56-vjeçari nga Kumanova?
FOTO · Ilustrim · KFOR provides emergency medic class to Kosovo Police officers (9632057) (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

KUMANOVË, 15 korrik. Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj P.C. (56) nga Kumanova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "rrezikim i sigurisë". Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i dyshuari për një periudhë më të gjatë kohore, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij.

Nga MPB bëjnë të ditur se më 11 korrik 2026, ai ka keqtrajtuar psikikisht bashkëshorten e tij dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Pas ndërhyrjes së institucioneve kompetente, P.C. është dërguar për trajtim në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar, njoftojnë nga MPB.

Burim: Almakos, https://almakos.com/dyshohet-se-dhunoi-anetaret-e-familjes-kallezim-penal-ndaj-nje-56-vjecari-nga-kumanova/, TV-SHENJA, https://zhurma.press/dyshohet-se-dhunoi-anetaret-e-familjes-kallazim-penal-56-vjecari-kumanova — Redaksia ZHURMA

Komentet