Zhurma Press E Enjte · 13 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 22:12 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
22:10 I dyshuari për spiunazh ishte shkarkuar nga një këshill pranë Presidencës në 202421:40 Përjashtohet nga Policia e Kosovës Arben Visoqi pas 26 vitesh shërbim21:25 Juristët nuk presin zgjidhje nga Kushtetuesja për ngërçin politik21:15 Leicester City në shitje pas 16 vitesh nga pronarët tajlandezë20:55 Arrestohet në Ferizaj shtetasi i Maqedonisë së Veriut i kërkuar nga INTERPOL-i20:53 Katër avionë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit mbi fshatin Gaber20:45 Çibishev: Uji në Shkup nuk ka E. coli, do të kishim 50 mijë pacientë20:38 Poloni: Sulmi kibernetik ekspozon të dhënat e 19 milionë qytetarëve20:30 Publikohen formacionet zyrtare mes Dritës dhe Tre Fiorit20:25 Meta çaktivizon 756 mijë llogari të të miturve në Australi
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Politikë KOS

Juristët nuk presin zgjidhje nga Kushtetuesja për ngërçin politik

Ngërçi i ri politik rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës rikthen vëmendjen te Gjykata Kushtetuese, por juristët nuk shohin rrugëdalje prej saj.

Redaksia ZHURMA 21:25 1 min lexim
Juristët nuk presin zgjidhje nga Kushtetuesja për ngërçin politik
FOTO · ekonomiaonline.com Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Sa herë që bllokohej situata rreth krijimit të institucioneve të Kosovës gjatë vitit 2025, adresa për rrugëdalje ishte Gjykata Kushtetuese. Për vetëm tetë muaj, kjo gjykatë nxori katër aktgjykime rreth konstituimit të Kuvendit, me sqarime edhe për mënyrën se si duhej të zhvillohej seanca me vetëm katër pika të rendit të ditës.

Një situatë e ngjashme po përsëritet edhe sivjet, ndërsa Kuvendi nuk e ka përmbyllur konstituimin e nisur më 6 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike. Afati për përmbylljen e konstituimit përfundoi më 7 gusht, bazuar në aktgjykimin e Kushtetueses të 26 qershorit 2025.

Aty, Gjykata kishte përcaktuar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, por pa sqaruar pasojat juridike nëse kjo nuk ndodh. Për të sqaruar këtë, ish-presidentja Vjosa Osmani kishte dërguar kërkesë në Kushtetuese në korrikun e 2025-tës, të cilën më pas e kishte tërhequr pasi Radomir Llaban u caktua gjyqtar raportues.

Kjo gjykatë nuk iu përgjigj Radios Evropa e Lirë nëse e ka ende në shqyrtim këtë rast, ndërsa rregullorja e saj parasheh që shqyrtimi mund të vazhdojë kur këtë e kërkon interesi publik dhe/ose respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Burimet: Ekonomia Online; Gazeta Express; Gazeta Metro; BoldNews; Evropa e Lirë (klaster 5 outlets).

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm