Juliana Nura tregon çantën e maternitetit dhe kërkon këshilla nga ndjekëset
Finalistja e “BBVK” po përgatitet për lindjen e binjakëve dhe u ka kërkuar ndihmë grave me përvojë.
Juliana Nura, e njohur si Xhuli nga edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova”, është në pritje të dy fëmijëve dhe po bën përgatitjet e fundit. Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video ku shfaq çantën e maternitetit të mbushur me sende të ndryshme.
https://www.instagram.com/reel/DcyZdAlMLEH/
Në këtë periudhë emocionuese, ajo u ka kërkuar grave që kanë kaluar nëpër përvojën e lindjes t’i sugjerojnë nëse ka ndonjë gjë tjetër që mund t’i duhet gjatë qëndrimit në maternitet. “Nëse ka ndonjë gjë tjetër që mund të më duhet, më tregoni”, ka qenë kërkesa e saj.
Xhuli pritet të bëhet nënë e një vajze dhe një djali, ndërsa të gjithë sytë janë nga ajo në pritje të lajmit të bukur.