Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Lyrical Son fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit në Prishtinë

Reperi i njohur Lyrical Son iu bashkua thirrjeve për pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit, duke ftuar shqiptarët kudo që ndodhen.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Reperi Lyrical Son ka bërë thirrje publike për t'iu bashkuar "Marshit për Liri", që do të mbahet më 12 shtator në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë. Në një video të publikuar në InstaStory, ai fton të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, të marrin pjesë në këtë marsh, i cili organizohet nga platforma "Liria ka Emër" në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Lyrical Son fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit në Prishtinë
Foto: Wikimedia Commons
Video · Facebook ↗

Në thirrjen e tij, Lyrical Son ka theksuar se marshimi është për "eprorët tanë që mbahen padrejtësisht në Gjykatën e Hagës", duke iu bashkuar kështu artistëve të tjerë të njohur që kanë bërë thirrje të ngjashme ditë më parë, si Yll Limani dhe Ledri Vula. Marshi vjen në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme