Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Jashari pret komandantin e ri të KFOR-it, në fokus bashkëpunimi

Komandanti i FSK-së takon gjeneralmajorin italian Roberto Vergori pas marrjes së detyrës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim gjeneralmajorin italian Roberto Vergori me rastin e marrjes së detyrës si komandant i ri i KFOR-it. Sipas njoftimeve zyrtare, Jashari i uroi suksese në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet dy institucioneve, në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë.

Jashari pret komandantin e ri të KFOR-it, në fokus bashkëpunimi
Foto: dukagjini.com

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit dypalësh, koordinimit institucional dhe rëndësisë së komunikimit të vazhdueshëm në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →