Jashari: Dënimi i Thaçit është politik, institucionet të veprojnë në Apel
Xhavit Jashari kërkon nga institucionet ngritjen e një grupi me ekspertë juridikë për mbrojtjen në Apel.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin në rastin për pengim të drejtësisë, ku ish-presidenti Hashim Thaçi u dënua me shtatëmbëdhjetë muaj burgim. Përveç tij, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga dymbëdhjetë muaj burgim secili, Hajredin Kuçi mori një muaj burgim me kusht, kurse Isni Kilaj u shpall i pafajshëm nga kjo gjykatë.
Lidhur me këtë vendim, përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kërkuar që institucionet e vendit të krijojnë një ekip me ekspertë juridikë për të vazhduar mbrojtjen në Gjykatën e Apelit. Duke folur në një paraqitje televizive, ai e cilësoi procesin si të njëanshëm dhe politik, duke thënë se përmes tij po synohet të goditet shtetësia e Kosovës dhe vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar