Ronaldinho rikthehet në fushë pas 12 vjetësh
46-vjeçari do të luajë më 15 nëntor kundër Forlìt në Serie C, pasi kishte shpallur pensionimin në 2018.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Numërimi mbrapsht ka filluar për rikthimin e Ronaldinho në fushë, pas më shumë se një dekade. Ai do të rikthehet më 15 nëntor, kur do ta veshë fanellën e Ravennas kundër Forlìt në Serie C. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Bruno Benelli” nga ora 17:30. Klubi ka nisur punimet për zgjerimin e stadiumit, duke synuar të krijojë 1.800 vende të reja dhe të tejkalojë rekordin prej 4.973 spektatorësh.
Zëvendëspresidenti i klubit, Ariedo Braida, e ka cilësuar Ronaldinho si një kampion që ende mund të dhurojë momente magjike. “Është magjia dhe gëzimi i futbollit”, tha Braida. Ndërkohë, Ronaldinho po përgatitet në Brazil, ku së fundmi publikoi pamje duke luajtur footvolley në plazh.