Zhurma Press E Mërkurë · 09 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 19:59 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës dënohet me 2 vjet burgim

Shpend Ahmeti akuzohet për mosdeklarim të pasurisë në vlerë prej 54 mijë euro

Redaksia ZHURMA 19:38 Përditësuar 08:15 1 min lexim
Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës dënohet me 2 vjet burgim
FOTO · Foto: Shpend Ahmeti (cropped) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është dënuar me 2 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë. Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ai akuzohet se nuk ka deklaruar mjete financiare në vlerë prej 54 mijë e 400 euro, të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij, si dhe 118 mijë euro të tjera.

Vendimi u dha sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin në 172 mijë e 600 euro.

Burim: Nacionale
— Redaksia ZHURMA

Komentet