Ish-banorja e BBVK4, Dolce, shfaqet në momente intime me të dashurin
Ish-banorja e njohur ka habitur ndjekësit duke zbuluar publikisht partnerin e saj përmes fotografive në ashensor.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Dolce, një nga personazhet e komentuara të mediave rozë dhe ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Ajo është komentuar gjatë për një lidhje të mundshme dashurie, të cilën deri më tani kishte arritur ta mbante larg syrit të publikut.
Megjithatë, ajo ka habitur ndjekësit duke zbuluar publikisht personin me të cilin është në lidhje. Përmes disa fotografive të realizuara në ashensor, ku shfaqet në momente intime me partnerin e saj, ajo i ka dhënë fund misterit rreth jetës së saj sentimentale.