Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:30 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi MKD

Komuna e Çairit rregullon trotuaret në Çairin e Vjetër — pason asfaltimi

Rikonstruksioni i trotuareve dhe përmirësimi i rrugëve

Redaksia ZHURMA 12:59 Përditësuar 14:25 1 min lexim
Komuna e Çairit rregullon trotuaret në Çairin e Vjetër — pason asfaltimi
FOTO · Ilustrim · 20 and 50 Euro banknote straps delivered by G4S (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Komuna e Çairit vazhdon me realizimin e investimeve infrastrukturore në Çairin e Vjetër, ku po zhvillohen punimet për rikonstruksionin e trotuareve, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë së këmbësorëve.

Punimet u inspektuan nga Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, së bashku me ekipet përgjegjëse, të cilët u njoftuan nga afër me dinamikën e realizimit të projektit. Pas përfundimit të rikonstruksionit të trotuareve, do të vijojnë edhe punimet për asfaltimin e rrugës, duke e kompletuar kështu ndërhyrjen infrastrukturore dhe duke përmirësuar kushtet për lëvizje në këtë pjesë të Çairit të Vjetër.

Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që kontribuojnë në modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve. Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/vazhdojne-investimet-infrastrukturore-ne-cairin-e-vjeter/
— Redaksia ZHURMA

Komentet