Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Interpoli refuzon Serbinë — s'ka urdhër-arrest për 6 aktivistë e studentë

Avokati i të akuzuarve thotë se Interpoli e konsideron këtë si një rast krime politike

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Interpoli e ka hedhur poshtë kërkesën e Serbisë për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për gjashtë aktivistë dhe studentë të lidhur me organizatën ‘Studentër Kundër Pushtetit Autoritar (Studenti Protiv Autoritarne Vlasti- STAV ) dhe Lëvizjen e Qytetarëve të Lirë (Pokret Slobodnih Gradjana, PSG). Avokati i të akuzuarve, Veljko Miliq, i ka thënë se Interpoli ka vlerësuar se rasti ishte i natyrës politike, andaj nuk do të veprojë sipas kërkesës së Serbisë. Zyra e Prokurorit për Krimin e Organizuar në Serbi i akuzon aktivistët dhe studentët se kanë planifikuar ndryshim me dhunë të rendit kushtetues të Serbisë në prag të protestës së 15 marsit të vitit të kaluar.

Interpoli refuzon Serbinë — s'ka urdhër-arrest për 6 aktivistë e studentë
Foto: Ilustrim · Policia e Kosovës - Veturat e njësitit K9 (Public domain) / Wikimedia Commons

Ata akuzohen se “kanë përgatitur një akt kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”. Sipas mbrojtjes, akuzat bazohen në një bisedë të përgjuar, e cila është regjistruar në mënyrë të kundërligjshme.

Burim: Illyria, Illyria — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme