Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Pse Inteligjenca Artificiale sfidon kinematografinë?

Regjisori Fatmir Koçi dhe profesionistë të tjerë diskutojnë mundësitë dhe sfidat e saj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit AI

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Integrimi i Inteligjencës Artificiale në industrinë e kinematografisë dhe nevoja për krijimin e një kuadri ligjor për përdorimin e saj ishin në fokus të një tryeze të rrumbullakët të organizuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit AI.

Pse Inteligjenca Artificiale sfidon kinematografinë?
Foto: Ilustrim · Interior view of stage, The Florida Theatre, Jacksonville (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Në diskutim morën pjesë profesionistë të industrisë së filmit, mes tyre regjisori Fatmir Koçi, prof. Shpend Bengu, producentja Vjollca Dedei, Adrian Grezda dhe Marjela Zajmi të cilët trajtuan sfidat dhe mundësitë që sjell Inteligjenca Artificiale për audiovizualin.

Kryetari i QKK-së, Jonid Jorgji, theksoi rëndësinë e hartimit të një kuadri të qartë ligjor për këtë formë të re krijimtarie, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për garantimin e bashkëjetesës së zhvillimeve teknologjike me mbrojtjen e të drejtës së autorit.

Sipas tij, Inteligjenca Artificiale duhet të shërbejë si një mjet në funksion të zhvillimit të industrisë së filmit, ndërsa vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rritjes së kapaciteteve profesionale përmes edukimit dhe trajnimit të kineastëve në përdorimin e këtyre teknologjive.

Burim: KultPlus, https://kultplus.com/

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme