Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Iniciativa “Jo në emrin tim” proteston para zyrave të BE-së në Prishtinë

Organizata qytetare ka zhvilluar një aksion simbolik pas aktgjykimeve të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

PRISHTINË — Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar një aksion simbolik dhe konferencë për media para zyrave të Bashkimit Evropian, në shenjë reagimi ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë. Aktiviteti në kryeqytet është mbajtur nën moton “Evropë, ku është drejtësia?”, pas aktgjykimeve të shqiptuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Iniciativa “Jo në emrin tim” proteston para zyrave të BE-së në Prishtinë
Foto: rtv21.tv

Çlirim Haziri ka deklaruar se qëllimi i këtij veprimi është mbrojtja e drejtësisë, duke theksuar se ajo nuk mund të jetë selektive apo të udhëhiqet nga paragjykimet dhe standardet e dyfishta. Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-zëdhënësin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi, me nga 25 vjet burgim, ndërsa ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u dënua me 18 vjet dhe ish-deputeti Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Në një rast tjetër të zhvilluar më 17 nëntor, që lidhet me veprat kundër administrimit të drejtësisë, Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim. Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burgim, dënime që u konsideruan të vuajtura për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, kurse Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht dhe Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Vërmicë 19 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    36% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme