Vështirësohet qarkullimi në aksin Burrel-Skuraj nga mjegulla
Mjegulla e dendur dhe amortizimi i rrugës rrisin rrezikun në aksin nacional Burrel-Skuraj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Aksi nacional Burrel–Skuraj është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke sjellë vështirësi të ndjeshme në qarkullimin e automjeteve dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë segment. Përveç shikueshmërisë së kufizuar, situata rëndohet nga mungesa e sinjalistikës dhe e barrierave mbrojtëse anësore, si dhe nga gjendja e amortizuar e rrugës e mbushur me gropa.
Rreziku për drejtuesit shtohet ndjeshëm në pjesët pranë Liqenit të Shkopetit, ku fusha e pamjes është e kufizuar dhe çdo manovër e gabuar apo humbje e kontrollit të automjetit mund të ketë pasoja tragjike. Përballë këtyre kushteve rrugore, drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për rehabilitimin e rrugës, instalimin e barrierave mbrojtëse dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për të garantuar sigurinë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar