Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

IKMT prish 9 objekte për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e godinave që preken nga projekti infrastrukturor.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

ELBASAN — Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për shembjen e nëntë objekteve që preken nga zbatimi i projektit infrastrukturor për zgjerimin e segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë, Faza VI. Ndërhyrja në terren po kryhet në mbështetje të kërkesës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa godinat që po prishen janë të përmasave një dhe dy katëshe, me funksione banimi dhe ambiente shërbimi.

IKMT prish 9 objekte për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë
Foto: ata.gov.al
Video · Facebook ↗

Sipas IKMT-së, ky aksion synon lirimin e hapësirave të nevojshme për vijimin e investimit dhe zhvillimin e punimeve pa pengesa apo vonesa. Institucioni thekson se do të vazhdojë të mbështesë projektet infrastrukturore me qëllim përshpejtimin e investimeve publike në këtë aks të rëndësishëm.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme