Tensionet në Tiranë, protestuesit zhvendosen te Pazari i Ri
Protesta në kryeqytet përshkallëzohet, grupe protestuesish u vënë flakën koshave të mbeturinave dhe tezgave pranë tregut.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Protesta që nisi para Ministrisë së Arsimit ka vijuar në disa zona të kryeqytetit. Pas lëvizjes në zonën e “9-katësheve”, një grup protestuesish është zhvendosur te “Pazari i Ri”, ku u ka vënë flakën koshave të mbeturinave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri.
Gjatë zhvillimeve në terren, banorët e zonës kanë nisur që të hedhin ujë nga ballkonet për të shuar zjarret, ndërsa protestuesit janë vënë në lëvizje për të shmangur arrestimin. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe për të rivendosur rendin.