Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Identifikohet 27-vjeçari i gjetur pa shenja jete bashkë me foshnjën

Publikohet identiteti i 27-vjeçarit të gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

GJILAN — Adonis Demiri është 27-vjeçari që u gjet pa shenja jete bashkë me një foshnjë të gjinisë femërore brenda një shtëpie, ngjarje kjo e zbuluar në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Identifikohet 27-vjeçari i gjetur pa shenja jete bashkë me foshnjën
Foto: Liqeni i Livoçit, Gjilan · Foto: Xhemail Shabani / Wikimedia Commons, CC BY-SA 4.0

Rasti u zbuluar të dielën, më 1 nëntor, rreth orës 08:47, pas marrjes së informacioneve nga Policia për dy persona që dyshohej se kishin ndërruar jetë në këtë shtëpi. Në vendngjarje dolën menjëherë ekipet policore bashkë me Emergjencën, personeli i së cilës konstatoi vdekjen e të dy personave. Rasti ka mobilizuar gjithashtu hetuesit rajonalë, forenzikën, Prokurorinë e Shtetit dhe ekipin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaku i vdekjes. Ngjarja po trajtohet nga autoritetet si vdekje e dyshimtë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bazhderhane, Prizren 27 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme