Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Ibrahimi: Barrën financiare të kontratës kolektive duhet ta bartë niveli qendror

Sazan Ibrahimi nga AKK kërkon që shpenzimet e kontratës kolektive të mbulohën nga buxheti qendror dhe jo nga buxhetet komunale.

Redaksia ZHURMA · · 3 min lexim

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, deklaroi se ky organizim dhe kryetarët e komunave nuk janë kundër kontratës kolektive apo të drejtave të punëtorëve të arsimit, por kundërshtojnë që mjetet financiare për zbatimin e saj të merren nga buxhetet e komunave. Më shumë se 100 milionë euro kanë shkuar ndër vite për procese gjyqësore, përmbarimore dhe avokatë për këtë çështje.

Ibrahimi: Barrën financiare të kontratës kolektive duhet ta bartë niveli qendror
Video · YouTube ↗

Ndër vite, komunat e Kosovës janë ngarkuar me shpenzime të konsiderueshme financiare për shkak të marrëveshjeve të nënshkruara mes nivelit qendror dhe sindikatave. Kjo situatë ka shkaktuar ndërprerjen e qindra projekteve komunale në infrastrukturë, subvencione, mallra dhe shërbime. Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka analizuar situatën dhe u ka rekomanduar komunave që të mos e marrin më këtë barrë financiare mbi vete.

Sipas Ibrahimit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit, duhet ta dinte se mjetet financiare duhet të siguroheshin nga niveli qendror sepse ato ishin palë nënshkruese. Ai sqaroi se Granti për Arsim propozohet nga Ministria e Arsimit në nivelin qendror dhe futet në buxhetin e Republikës së Kosovës si grant i dedikuar për komunat, por në të nuk parashihet mbulimi i kostos së kontratës kolektive.

Zgjidhja e këtij problemi sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës mund të bëhet nëse Ministria e Arsimit propozon një vijë të veçantë buxhetore në buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin e ardhshëm. Kjo vijë buxhetore më pas duhet të shqyrtohet dhe të miratohet nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Po ashtu, SBASHK-u duhet t'i adresojë kërkesat e saj për financimin e kontratës së re te Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës.

«Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës pas analizës së situatës, ka vendosur që t’i rekomandojë komunave që barrën financiare mos ta merr komuna, sepse deri më tani ju kanë marrë padrejtësisht komunave me qindra miliona euro, duke llogaritur këtu edhe proceset gjyqësore, përmbarimore dhe të avokatëve, kjo shumë është rritur mbi 30%, ku shumë miliona euro, me qindra miliona euro, më shumë se 100 milionë euro gjatë këtyre viteve të fundit kanë shkuar për procese gjyqësore, përmbarimore dhe avokatëve», tha Ibrahimi.

«Mirëpo neve si asociacion që nga nënshkrimi i kontratës së parë dhe deri më tani, jemi kundër që mjetet financiare t’i mirren padrejtësisht komunave. SBASHK-u kur e ka nënshkruar kontratën me Ministrinë e Arsimit, po besoj që kanë qenë në dijeni që ato mjete financiare duhet të sigurohen nga Ministria e Arsimit, sepse kanë qenë palë nënshkruese, e jo që SBASHK-u të nënshkruajë marrëveshje me ministrinë, kurse barrën financiare t’ia japë komunave», deklaroi drejtori ekzekutiv i AKK-së.

Pyetje e përgjigje

Pse kundërshtohet zbatimi i kontratës kolektive nga komunat?

Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë se shpenzimet duhet t'i mbulojë niveli qendror dhe jo buxhetet komunale, të cilave u janë marrë mbi 100 milionë euro.

Si propozohet të zgjidhet financimi i kontratës kolektive?

Ministria e Arsimit mund të propozojë një vijë të veçantë buxhetore në buxhetin e Kosovës, e cila më pas miratohet nga Qeveria dhe Kuvendi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton 2, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme