Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Hysaj: Qershia mbi tortë do të ishte të firmosja me një ekip

Elseid Hysaj shënoi golin e dytë në fitoren ndaj Bjellorusisë dhe shprehu dëshirën për të gjetur një skuadër të re pas gjashtë muajsh pa ekip.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kombëtarja shqiptare mbylli Grupin C1 në vendin e parë pas triumfit 0 me 2 në Hungari kundër Bjellorusisë. Mbrojtësi Elseid Hysaj ishte autor i golit të dytë për përfaqësuesen kuqezi, duke dhënë një kontribut thelbësor në këtë arritje.

Hysaj: Qershia mbi tortë do të ishte të firmosja me një ekip
Foto: panorama.com.al

Pas ndeshjes për «Supersport», mbrojtësi shkodran deklaroi: «Qershia mbi tortë do të ishte të firmosja me një ekip. Mjaftojnë 6 muaj pa një ekip. Po të isha me një ekip do të ishte më e lehtë, por faleminderit Kombëtares, që mu gjend në këto momente.» Hysaj theksoi gjithashtu se ky ishte një objektiv i përmbushur dhe se skuadra ka zhvilluar paraqitje të mira në të gjitha sfidat.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme