Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Hyn në fuqi rregullorja e re e GJKKO-së, AGSH paralajmëron masa

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë reagon pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të GJKKO-së që sjell kufizime për mediat.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila sjell kufizime të reja për aktivitetin e gazetarëve dhe praninë e mediave brenda institucionit. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka shprehur keqardhje dhe zhgënjim për këtë zhvillim, duke theksuar se nuk u morën parasysh shqetësimet dhe rekomandimet e ngritura nga komuniteti i gazetarëve dhe organizatat vendase e ndërkombëtare.

Hyn në fuqi rregullorja e re e GJKKO-së, AGSH paralajmëron masa
Foto: zhurnal.mk

Masat e reja parashikojnë ndalimin e përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve për regjistrim audio nga reporterët gjatë seancave gjyq Gjithashtu, vendosen kufizime për kamerat, ndërsa hyrja e gazetarëve në sallat e gjyqit do të bëhet me rotacion në rast se nuk ka mjaftueshëm vende. Ndërkohë, një ditë para zbatimit, gjykata publikoi një material informues në formë pyetje-përgjigje për të sqaruar rregullat e reja. Nga ana e tij, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë bëri të ditur se do të përdorë çdo mjet për ta atakuar këtë vendim.

Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 23 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme