Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Diel · 26 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Humbja e nuhatjes mund të sinjalizojë probleme me kujtesën

Studiuesit besojnë se mund të shërbejë si një tregues i hershëm i rënies së funksioneve të trurit

Redaksia ZHURMA Përditësuar 10:25 + Ruaj
Humbja e nuhatjes mund të sinjalizojë probleme me kujtesën
FOTO · Foto: 7 Tesla MRI of the ex vivo human brain at 100 micron resolution (axial, coronal, / Wikimedia Commons

TIRANË — Të ndalesh për të nuhatur aromën e trëndafilave nuk është vetëm një këshillë e mirë për jetën. Sipas studimeve shkencore, kjo mund të jetë edhe një mënyrë për të mbështetur shëndetin e trurit, sipas "Washington Post". Ekspertët besojnë se humbja e nuhatjes mund të shërbejë si një tregues i hershëm i rënies së funksioneve të trurit, duke sinjalizuar probleme të aftësive njohëse, vite përpara se të shfaqen simptomat e dukshme të sëmundjeve si Alzheimeri ose Parkinsoni.

Studimi bazohet në një rishikim sistematik të 18 hulumtimeve, të udhëhequr nga David E. Vance dhe kolegët e tij nga Universiteti i Alabamës në Birmingham, SHBA, në bashkëpunim me studiues nga institucione të tjera amerikane, përfshirë Universiteti Johns Hopkins. Studimi u botua në revistën shkencore "Neuropsychology Review".

Gjithashtu, studimet e udhëhequra nga Instituti Kombëtar për Plakjen (NIA), në SHBA kanë zbuluar se personat me nuhatje më të mirë, kanë një ngadalësim të humbjes së vëllimit të trurit dhe një rënie më të ngadaltë të kujtesës, vëmendjes dhe shpejtësisë së përpunimit të informacionit.

Në të kundërt, përkeqësimi i nuhatjes lidhet me një rrezik më të lartë për zhvillimin e dëmtimit të lehtë njohës dhe demencës. Për këtë arsye, studiuesit po punojnë që testet e nuhatjes të bëhen pjesë më e zakonshme e kontrollit shëndetësor, me synimin për të përshpejtuar diagnostikimin e hershëm.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/26/washington-post-humbja-e-nuhatjes-mund-te-sinjalizoje-probleme-me-kujtesen-ne-te-ardhmen/
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →