Hoxhaj: Në Bruksel u lëshuan këngë nacionaliste serbe dhe Marta Kos po lobon për dënimin…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj interpretimit të një melodie në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke e cilësuar ngjarjen si «më shumë se skandaloze». Ai theksoi se kjo këngë mohon shtetësinë e Kosovës dhe shpreh pretendime territoriale, duke shtuar se «Kosova e ka vendin në tryezën e zgjerimit të Bashkimit Evropian» dhe se «Nacionalizmi serb nuk e ka vendin në skenën e tij».
Në reagimin e tij, Hoxhaj ka akuzuar komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, se po lobon për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke ushtruar presion kundër Ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas tij, verdikti ndaj tyre ishte i padrejtë dhe ai përsëriti mesazhin se «Nuk do të heshtim kur vihet në pikëpyetje liria dhe pavarësia e Kosovës», duke shtuar se këtë ua ka përcjellë edhe partnerëve evropianë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar