Hoti: Si mund të ndalet diçka që zyrtarët qeveritarë thonë se s’ka ekzistuar
Deputeti Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga kompanitë serbe.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ngritur pyetje rreth vendimit të ekzekutivit për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga kompanitë serbe. Duke iu referuar këtij veprimi, ish-kryeministri ka këtë qasje kritike përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
«Qeveria e paska ndaluar importin e energjisë nga kompanitë serbe. A mund të ndalet diçka, e cila sipas shumë zyrtarëve të Qeverisë, nuk ka ekzistuar? Ajo që ndalet, duhet të ekzistojë», ka shkruar Hoti. Sipas tij, nëse dikush mohon një gjë që ekziston, atëherë ose nuk di se çfarë po ndodh, ose e mohon për arsye të dyshimta që pritet të zbardhen së shpejti.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar