← Kosovë
Live · Kosovë · 11:35 · 15 Korrik 2026

Pse u hodh 38-vjeçari nga një kanal në Prishtinë?

Një mosmarrëveshje për një banesë përfundon me rrahje brutale tek “Erta Invest” në Prishtinë, ku dy të dyshuar, Mustafa Grainca dhe Bujamin Ramuka, janë ndaluar nga policia

— Një mosmarrëveshje për një banesë ka eskaluar në dhunë fizike në Prishtinë, ku një 38-vjeçar ka përfunduar me lëndime të rënda trupore. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është I.T, rreth 38-vjeçar, ndërsa të dyshuar janë Mustafa Grainca, rreth 52-vjeçar dhe Bujamin Ramuka, rreth 27-vjeçar.

Sipas informacioneve të mediumit, ngjarja ka ndodhur në zyrat e kompanisë “Erta Invest”, në rrugën “Kërçova” në Prishtinë. Viktima ka deklaruar para hetuesve se kishte shkuar në zyrat e kompanisë për të zgjidhur një mosmarrëveshje lidhur me një banesë, por pas një debati verbal situata ka dalë jashtë kontrollit.

38-vjeçari është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku, sipas raportit mjekësor, ka pësuar thyerje të hundës, lëndim që e kualifikon rastin si “Lëndim i rëndë trupor”. Mediumi raporton më tej me burime se të dyshuarit janë shoqëruar në Polici dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Bujamin Ramuka është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ndërsa Mustafa Grainca është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

Burim: Insajderi, Sinjali

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën