Hetimet zbulojnë detaje të reja për vjedhjet e bandës shqiptare në Francë
Hetimet e policisë franceze zbardhin skemën e vjedhjeve të kryera nga katër shqiptarët e dënuar nga Gjykata e Colmarit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e policisë franceze ndaj katër shtetasve shqiptarë, të cilët janë dënuar tashmë me nga tre vite burg nga Gjykata e Colmarit për një seri vjedhjesh dhe tentativash grabitjeje në banesa. Gjatë procesit gjyqësor, të akuzuarit kanë mohuar vazhdimisht përfshirjen e tyre në këto ngjarje, por gjykata ka dhënë vendimin më 13 nëntor pas hetimeve të zhvilluara në disa zona të ndryshme të vendit.
Sipas hetimeve, veprimtaria e të dyshuarve ka prekur lokacione si Turckheim, ku në një rast është dëmtuar dritarja dhe grila elektrike e një banese duke përdorur një darë për skarë të marrë nga kopshti, ndërsa në Zimmerbach një pronare u njoftua nga fqinja se dritarja kishte qëndruar e hapur për dy ditë. «Kanë shkaktuar shumë dëme për shumë pak gjëra», u shpreh një prej banoreve të prekura nga këto ngjarje. Raste të ngjashme janë shënuar gjithashtu në Labaroche, Munster, Porte-du-Ried dhe Rosières-aux-Salines në rajonin Meurthe-et-Moselle, ku autorët kanë marrë sende me vlerë, përfshirë bizhuteri dhe një konsolë lojërash PlayStation 5.