Hetim për videot intime të kompozitorit Adrian Hila
Policia shqiptare ka nisur hetim pas qarkullimit të videove intime të kompozitorit Adrian Hila në internet.
Videot intime ku shfaqet kompozitori Adrian Hila vijojnë të qarkullojnë në internet, ndërsa Policia shqiptare ka nisur hetim kryesisht për publikimin dhe shpërndarjen e tyre. Në lidhje me këtë çështje, avokati Ledio Braho foli për aspektin ligjor dhe mundësinë e bllokimit të materialeve intime, duke theksuar se viktimat e cenimit të privatësisë mund t’u drejtohen institucioneve të drejtësisë.
Sipas avokatit, bllokimi i videove në internet është një proces shumë i komplikuar në aspektin teknik. «Bllokimi i videove është një histori shumë e komplikuar dhe është teknike. Besoj se kjo ka nevojë për një përgjigje teknike», tha ai, duke shtuar se nuk sheh ndonjë mundësi nga ana ligjore.
Braho u shpreh se videot janë shpërndarë në faqe interneti të huaja dhe më pas janë shpërndarë nëpërmjet platformave të tipit WhatsApp, gjë që e bën shumë të vështirë kontrollin e tyre.