Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Heptime penale pas denoncimit të një 14-vjeçareje për ngacmim seksual në Podujevë

Një nxënëse ka rrëfyer para policëve se është ngacmuar seksualisht nga dy persona gjatë muajit gusht.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PODUJEVË — Një Podujevë, zyrtarët policorë kanë zbuluar një rast të rëndë gjatë mbajtjes së një ligjërate në një shkollë të mesme të ulët, ku një nxënëse 14-vjeçare ka treguar se është ngacmuar seksualisht nga dy persona gjatë muajit gusht të këtij viti. Rasti është raportuar të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 10:00, menjëherë pas përfundimit të aktivitetit edukativ të policisë.

Heptime penale pas denoncimit të një 14-vjeçareje për ngacmim seksual në Podujevë
Foto: llapi.info

Pas marrjes së këtij informacioni, autoritetet kanë njoftuar hetuesit rajonalë për të ndërmarrë veprimet e para, ndërsa e mitura është intervistuar në prani të një përfaqësuesi nga Qendra për Punë Sociale dhe të Mbrojtësit të Viktimave. Prokuroria kompetente për të mitur ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale të sulmit seksual, ndërsa rasti po trajtohet nga njësia përkatëse hetimore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme