Vazhdo leximin
e hënë, 26 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në orën 10:00, ku do të shqyrtohen projektligjet për byronë dhe buxhetin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se të enjten në orën 10:00 do të mblidhet seanca plenare ku në shqyrtim do të vijnë Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe projektligji për ndarjet buxhetore. Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo theksoi se kjo nismë ka nisur para shumë vitesh, por nuk është jetësuar ende plotësisht, ndaj uroi që deputetët ta miratojnë.

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin
Video · YouTube ↗

Haxhiu deklaroi se mbledhjet e kryesisë mbahen rregullisht çdo të hënë në orën 11:00, kurse seancat çdo të enjte në orën 10:00, duke shtuar se çështjet do të trajtohen pa vonesa. Ajo gjithashtu bëri të ditur se qeveria ka paraparë 200 projektligje në axhendën legjislative, të cilat do të trajtohen me prioritet sapo të procedohen në Kuvend.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme