Vazhdo leximin
e martë, 20 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Gjykata e Lartë pezullon gjyqet pas dëmeve nga zjarri në protestë

Seancat gjyqësore shtyhen deri në përfundim të verifikimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarri gjatë protestave të tetorit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ambientet e Gjykatës së Lartë pësuar dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, duke përfshirë edhe dosje gjyqësore, pas një zjarri të shkaktuar gjatë protestave të 17 tetorit 2026. Përmes një njoftimi zyrtar, institucioni bën me dije se situata e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore.

Gjykata e Lartë pezullon gjyqet pas dëmeve nga zjarri në protestë
Foto: javanews.al

Për këtë arsye, seancat e planifikuara do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve dhe garantimit të integritetit të dokumentacionit, me përjashtim të çështjeve me natyrë urgjente. Prioriteti aktual mbetet identifikimi i dokumentacionit të dëmtuar dhe rikthimi i kushteve për vijimin e rregullt të veprimtarisë.

Subjektet e prekur do të njoftohen individualisht përmes të dhënave të kontaktit, ndërsa palët dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë do të informohen në vijim për datat e reja të seancave nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →