Ramush Haradinaj ngjitet në majën e Rupës
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, është ngjitur në majën e Rupës i shoqëruar nga një grup të rinjsh.
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ditën e vikendit e ka shfrytëzuar për të dalë në mal. Haradinaj ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ka bërë të ditur se është ngjitur në majën e Rupës.
Në pamjet e publikuara, ai shihet i shoqëruar nga një grup të rinjsh, ndërsa në majë valon flamuri i UÇK-së. Të rinjtë dhe vetë Haradinaj mbanin gjithashtu flamuj me mbishkrimin „Liria ka emër“, si dhe flamuj me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Burimet: Telegrafi; Veriu.info; Epoka e Re; Ekonomia Online; Lajmi.net (klaster 6 outlets).