Zbulohet dokument “Tepër sekret” i vitit 1988: 4 milionë dollar nuk u kthyen Bankës së…
Një dokument i dhjetorit 1988 i Drejtorit të Bankës së Shqipërisë për Komitetin Qendror zbulon se kthimi i 4 milionë dollarë nuk u bëri, ndërsa regjimi komunist shpenzoi miliona…
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një dokument i klasifikuar “Tepër sekret”, datuar dhjetor 1988 dhe i adresuar Komitetit Qendror nga drejtori i përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë, tregon se kthimi i shumës prej 4 milionë dollarësh nuk është bërë. Dokumenti del publikisht sot. Regjimi komunist i Tiranës, me në krye Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij Ramiz Alia, financonte partitë komuniste marksiste-leniniste, individë dhe grupe të majta në të gjithë botën. Këto shpenzime përfshinin udhëtime, bileta avioni, fatura hoteli, bursa studimi dhe botime. Kjo ndodhte edhese Shqipëria ishte shteti më i varfër i Europës.