Haradinaj: Grupi punues për Specialen pa buxhet dhe strategji s’prodhon asgjë
Qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, i udhëhequr nga Glauk Konjufca.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues që do të merret me çështjen e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fazën e Apelit në Gjykatën Speciale. Ky komision do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Lidhur me këtë çështje ka diskutuar anëtari i kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, i cili tha se pa buxhet dhe pa strategji kjo s’prodhon asgjë. Ai deklaroi se bëhet fjalë për veprime të nivelit global që nuk ndodhin në Kosovë dhe se nuk ka parë një platformë të saktë të veprimeve.
Sipas tij, nëse i është referuar rastit të Kroacisë ose rastit Gotovina, atje është krijuar një shtab, ndërsa njëri prej njerëzve kryesorë që e ka udhëhequr ka qenë ish-ambasadori i Kroacisë në Washington.