Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Gruda: Me ligjin e ri për Specialen, Kosova ndeshet si shtet

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, flet për pasojat e ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale dhe përballjen e Kosovës në Hagë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mund të krijojë përplasje institucionale mes Kosovës dhe Gjykatës Speciale në Hagë. Gjatë një diskutimi, ai tha se moszbatimi i vendimeve dhe i Kushtetutës së Kosovës nga Gjykata Speciale nuk është diçka e re, por rëndësia e ligjit qëndron te raporti që ai krijon mes shtetit të Kosovës dhe kësaj gjykate. Gruda theksoi se tashmë onë hyrë në një proces ku Kosova si shtet i pavarur, e jo më si territor i administruar nga UNMIK-u, ndeshet me Gjykatën Speciale.

Gruda: Me ligjin e ri për Specialen, Kosova ndeshet si shtet
Video · YouTube ↗

Gjithashtu, Gruda arsyetoi ndryshimet ligjore që kufizojnë juridiksionin e Speciales, duke u mbështetur në deklaratat e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe në një vendim të vitit 2022 të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë, sipas të cilit Kosova ka të drejtë ta ndryshojë ligjin pa pasur nevojë për miratimin e Bashkimit Evropian.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 26 kamera →