Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Hasani: Ndryshimet në Ligjin për Specialen mund të sjellin pasoja

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, thotë se ndryshimet në Ligjin për Specialen nuk ndikojnë në gjykatë por mund të sjellin pasoja për Kosovën.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka shprehur skepticizëm rreth efekteve që mund të kenë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas tij, këto ndryshime mund të sjellin reagime nga faktori ndërkombëtar, pa pasur ndikim në vetë funksionimin e kësaj gjykate.

Hasani: Ndryshimet në Ligjin për Specialen mund të sjellin pasoja
Video · YouTube ↗

Duke folur në emisionin Five në TV Dukagjini, Hasani ka deklaruar se që nga koha e hartimit ka qenë skeptik nëse ky ligj mund t'u shërbejë katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen atje. «Edhe kur është nxjerrë ky ligj, të them të drejtën, kam qenë skeptik në atë kuptim që ky ligj mund të ketë efekt ose mund t’u shërbejë katërshes që është në Hagë, duke e ditur që ne nuk kemi mundësi të ndërhyjmë në këto dhoma», ka deklaruar ai.

Hasani ka shtuar se ndryshimet ligjore mund ta penalizojnë vendin në proceset ku ndodhet dhe se Kosova vetvetiu ka hequr dorë nga ndërhyrja në funksionalizmin e dhomave. Ai gjithashtu ka rikujtuar se themelimi i tyre, përfshirë letrën e ish-presidentes Atifete Jahjaga dhe amendamentet kushtetuese, u bë përmes një metodologjie të ngjashme me Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë, ndërsa ka vlerësuar se fokusi duhet të mbetet te mbështetja e ekipeve mbrojtëse në fazat e ardhshme.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →