Zhurma Press E Shtunë · 29 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 09:49 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Lajme KOS

Pse mbajtën shkollat serbe në Graçanicë mësim gjatë Kurban Bajramit?

Shkollat me sistem paralel serb në Graçanicë mbajtën orar të plotë të mërkurën, ditë kur institucionet e tjera kosovare pushuan për festën zyrtare.

Redaksia ZHURMA 18:21 Përditësuar 01:57 1 min lexim
Pse mbajtën shkollat serbe në Graçanicë mësim gjatë Kurban Bajramit?
FOTO · Graçanicë · via Wikimedia Commons (Wikidata Q1544186, property P18) Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Kurban Bajrami është festë zyrtare shtetërore në Kosovë, por në Komunën e Graçanicës, e banuar me shumicë nga komuniteti serb, procesi mësimor në shkollat me sistem paralel serb u zhvillua me orar të plotë të mërkurën. Kjo ndodhi ndërsa në komunat e tjera mësimi nuk u mbajt.

Edhe Posta e Kosovës në Graçanicë ofroi shërbime gjatë ditës së festës. Menaxheri i pikës së postës deklaroi se kjo bëhet për shkak se është një ndër pikat kryesore dhe do të kujdestarohet, duke shtuar se njëjtë veprohet edhe në komuna të tjera të Republikës së Kosovës.

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, vlerësoi se mosrespektimi i vendimeve të institucioneve të Kosovës nga komuniteti serb në Graçanicë tregon rezistencë. "Kjo nuk është hera e parë që institucionet ku ndodhen në mesin me shumicën e komunitetit serb nuk e respektojnë [festën], duke lënë përshtypje sikur ata bëjnë rezistencë në respektimin e institucioneve të Republikës së Kosovës sepse ato ende funksionojnë si të ndërlidhura me Serbinë", tha ai. Ferati shtoi se shteti i ka toleruar duke mos i ndëshkuar për shkak të ndjeshmërisë së situatës.

Ndërkohë, komuna e Graçanicës nuk ofroi shërbime të mërkurën, duke respektuar festën zyrtare.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Komentet